Pas eleminimit nga kualifikueset e Champions League nga Qarabag, Partizani do të vijojë aventurën në kualifikueset e Europa League ku do të sfidojë Sheriff Tiraspol. Kampionët e moldavisë vijnë po ashtu nga një eleminim. Ata u mposhtën nga gjeorgjianët e Saburtalo në dy ndeshje të dyshimta pasi në Tiraspol u shkatërruan 0-3. Kurse në Tbilisi në 10 minutat e para të ndeshjes Sheriff shënoi tre gola duke barazuar rezultatin e përgjithshëm por në pjesën e dytë gjeorgjianët shënuan një gol i cili i dha kualifikimin. 

Sheriff Tiraspol nuk është i panjohur për skuadrat shqiptare. Ata kanë ardhur dy herë në Shqipëri, për të eleminuar në 2010 Dinamon e Tiranës dhe në 2017 eleminuan Kukësin. Kësaj radhe ata vijnë të përballen me Partizanin e Tiranës për herë të parë në histori të dy klubeve. Ndeshja luhet në datën 25 korrik, ora 17:30 në stadiumin ''Selman Stërmasi'' në Tiranë. Ndërsa ndeshja e dytë në 1 gusht, aty ku do të vuloset dhe fati i kampionëve të Shqipërisë. 

Njoftimi i klubit të Partizanit

"EUROPA LEAGUE 
TURI DYTË KUALIFIKUES
➡️FK PARTIZANI – FC SHERIFF TIRASPOL 
STADIUMI “SELMAN STËRMASI”
DATË 25 KORRIK 
ORA 17:30
#PërjetMeTyPartizan"