420 krerë fisesh, pleq dhe sheikë të klaneve të provincës Sistan and Baluchestan i janë betuar për besnikëri Seyyed Mojtaba Khamenei, liderit të tretë të Revolucionit Islamik, thuhet në një deklaratë të cituar nga mediat iraniane.
“Në mesnatën e mistershme të ditës së nëntëmbëdhjetë të muajit të shenjtë të Ramazanit, pasardhësi i drejtë, drita e syve të kombit, ajatollahu imam Seyyed Mojtaba Khamenei, pas martirizimit të liderit të dytë të urtë të Revolucionit Islamik, imamit Ali Khamenei, mori flamurin e nderit dhe të besimit për të ruajtur rrugën e tij. Pa dyshim kjo zgjedhje është një shfaqje e largpamësisë së vazhdueshme dhe e besnikërisë së kombit ndaj rrugës së së vërtetës dhe drejtësisë”, thuhet në tekstin e nënshkruar nga liderët fetarë.
“Ne, krerët fisnorë dhe pleqtë e Sistanit dhe Baluchistanit, ndërsa përgëzojmë këtë zgjedhje të denjë për kombin e madh iranian dhe për dashamirësit e lirisë në mbarë botën, me besim të sinqertë dhe bindje të fortë i ofrojmë besnikërinë tonë të sinqertë Udhëheqësit Suprem dhe, si në epokën e udhëheqjes së Imamit të martirizuar, jemi të bindur dhe të gatshëm të zbatojmë urdhrat dhe direktivat e anëtarit të zgjedhur të Asamblesë së Ekspetëve, ajatollahut imam Seyyed Mojtaba Khamenei, si Udhëheqës Suprem”, thuhet më tej.
Tani, “do të jemi më të fuqishëm, më të vendosur dhe më luftarakë se kurrë për të ruajtur arritjet e Revolucionit Islamik nën udhëheqjen e liderit dhe komandantit të përgjithshëm të Forcave të Armatosura”, sigurojnë ata.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Irani sulmon 3 anije në Hormuz: S’do lejojmë kalimin e naftës amerikane! Godet bazat e SHBA në të gjithë Lindjen e Mesme! Shpërthim në aeroportin e Dubait










