Ministri i Brendshëm i Ukrainës ka deklaruar se tre tanke kanë kaluar kufirin nga Rusia në zonat e rebelëve, në lindje të vendit, dhe një luftim i ashpër është në zhvillim e sipër. Tanket hynë në Ukrainë bashkë me disa autoblinda të tjera përmes një pike kufitare të kontrolluar nga rebelët në rajonin e Luhanskut, deklaroi Arseniy Avakov. Forcat ukrainase reaguan dhe një luftim mes tyre dhe rebelëve është në zhvillim, saktësoi ai. Ndërkohë, ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, në një reagim të tijin lidhur me këto njoftime deklaroi se hyrja e tankeve ruse në Ukrainë është shpifje e qeverisë së Kievit.
/Shqiptarja.com









