Nën hijet e Kampionatit Botëror të Futbollit në Brazil dhe të krizës së re në Irak, po përshkallëzohet situata në Ukrainë. Për herë të parë separatistët prorusë në lindje të vendit kanë marrë armatime të rënda. Tre tanke të tipit T-64 sipas informacioneve të medieve ukrainase kanë hyrë nga kufiri me Rusinë. Këtë e ka konfirmuar edhe qeveria në Kiev. Tanket kanë avancuar deri në Donjeck ku më vonë u nxorrën jashtë funksioni nga njësitë ukrainase.

Moska zyrtare hesht përballë akuzave nga Kievi, ndërsa në fillim të qershorit Presidenti i Rusisë Vladimir Putin në një intervistë për televizionin francez hodhi poshtë madje çdo lloj ndërhyrjeje në lindje të Ukrainës. "Nuk ka trupa ruse në juglindje të Ukrainës", deklaroi shefi i Kremlinit.

Në një tjetër zhvilim, Moska ka reaguar ashpërr ndaj protestave jashtë ambasadës ruse në Ukrainë. Më herët, presidenti Ukrainës, Petro Poroshenko tha se do të hakmerret pas rrëzimit të një avioni ushtarak, ku humbën jetën 49 persona.
 
Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)