IZRAEL - Ushtria e Izraelit tha që tanket e saj kanë goditur artilerinë siriane pasi një predhë siriane ra pranë një vendqendrimi të ushtrisë izraelite.Ky episod është më i rëndi midis dy shteteve që nga lufta Arabi –Izrael në 1973.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se ata janë duke vëzhguar nga afër se çfarë po ndodh dhe do të përgjigjen në mënyrën më të përshtashme. "Ne nuk do të lejojmë që kufijtë tonë të dhunohen dhe nuk do të lejojmë që qytetarët tonë të qëllohen’’, u shpreh Netanyahu.

Nuk është ende e qartë nëse ky sulm solli dëme, ndërkohë radio ushtarake izarelite raportoi se ushtria e Asadit i kërkoi Izraelit të ndalojë luftimet. Reporteri i BBC-së në Jerusalem, Wyre Davies tha se udhëheqësit ushtarakë dhe politikanët izraelitë janë shprehur se ky sulm është një mesazh i qartë për sirinë se Izraeli nuk do të tolerojë me predha dhe plumba në territorin e tij.

Pas incidenteve të fundit dhe shqetësimeve se konflikti sirian po shpërndahet në shtete fqinje, Izraeli ka paralajmëruar Sirinë se çdo veprim i saj do të ketë një përgjigje të ashpër. Vëzhguesit dhe aktivistët shprehen se më shumë se 36.000 njerëz janë vrarë në kryengritjen kundër presidentit Asad. Qindra mijëra të tjerë kanë kërkuar strehim në shtetet fqinje.

(eç/shqiptarja.com)