Tanzani: 32 nxënës të vdekur
në një aksident me autobus

Tanzani: 32 nxënës të vdekur<br />në një aksident me autobus
Rreth 32 nxënës kanë vdekur, pasi autobusi me të cilin po udhëtonin është aksidentuar në veri të Tanzanisë, kanë thënë zyrtarët.

Zyrtarët kanë thënë se autobusi ka dalë nga rruga dhe ka rënë në humnerë, në afërsi të qytetit Karatu.

Disa persona po ashtu janë plagosur.

Zyrtarët kanë thënë se janë duke vazhduar operacionet e nxjerrjes së trupave nga autobusi.

Nxënësit e një shkolle fillore në Arusha po udhëtonin për në një shkollë tjetër për të marrë pjesë në një test shkollor.

Nxënësit e shkollës Lucky Vincent, që janë aksidentuar, besohet se janë të moshave 12 dhe 14 vjeç.

Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbuluar shkakun e këtij aksidenti.

aksident

tanzani aksident
(Ne vendgjarje ku eshte aksidentuar autobusi me femijet)

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Operacioni i SPAK/ Shqiptarja.com zbardh EMRAT! Ja për kë SPAK firmosi urdhërarrestet

Operacioni i SPAK/ Shqiptarja.com zbardh EMRAT! Ja për kë SPAK firmosi urdhërarrestet