NAIROBI - 40 emigrantë u gjetën të vdekur në një kamion në provincën Dodoma, rreth 400 kilometra nga Dar es Salaam në Tanzani.

Zyrtarë të lartë shtetërorë raportojnë se emigrantët vdiqën si pasojë e asfiksimit dhe se kishin ditë pa ushqim dhe pa ujë.

Policia ka njoftuar se në kamionin ku u gjetën viktimat kanë qenë rreth 100 persona dhe se shoferi është larguar nga vendi i ngjarjes duke braktisur edhe mjetin.

Autoritetet vendase po marrin në pyetje të mbijetuarit për të kuptuar nga vinin dhe ku ishin të drejtuar: “Hetimet e para kanë treguar se vinin nga ndonjë vend i Afrikës lindore dhe ishin drejtuar për në Malawi”, ka bërë të ditur ministri i Jashtëm, Pereira Silima.

(eb/shqiptarja.com)