TAP investoi 325 mln € në 2016
33% e investimeve të huaja
Kostoja e punimeve në proces që gazsjellësi TAP ka bërë në Shqipëri arriti një vlerë totale prej 57 miliardë lekësh (418 milionë euro) deri në fund të vitit 2016, sipas të dhënave nga bilanci i kompanisë.
Kostoja e punimeve në proces që gazsjellësi TAP ka bërë në Shqipëri arriti një vlerë totale prej 57 miliardë lekësh (418 milionë euro) deri në fund të vitit 2016, sipas të dhënave nga bilanci i kompanisë.
Nga kjo vlerë, 44 miliardë lekë ose 325 milionë euro u kryen gjatë vitit 2016. Kjo shumë është sa 33% e Investimeve të Huaja Direkte që u kryen në vendin tonë vitin e kaluar. Sipas Bankës së Shqipërisë, gjatë vitit 2016, Investimet e Huaja Direkte ishin 983 milionë euro.
Sipas shpjegimeve të TAP nga bilanci, shpenzimet kanë shkuar për pagesat e qirasë së tokës, shërbimet ligjore, pagat e punonjësve, kostot e fazës së projektimit dhe kostot e kapitalizuara të punimeve të kryera nga kontraktorët në seksionin shqiptar të gazsjellësit.
Po sipas bilancit, TAP ka mbartur mbi 14 miliardë lekë pagesa të pakryera deri në fund të vitit 2016. Kjo vlerë është akumuluar si e tillë nga shërbimet për blerjen dhe servitutin e tokës, si dhe kontratat e qirasë për tokat shtetërore, për të cilat nuk është bërë pagesa deri në fund të vitit të kaluar.
Kontraktorët e TAP-it kanë pastruar dhe sistemuar afërsisht 49% të gjurmës së projektit në Greqi dhe Shqipëri (371 km nga 765 km). Gjithashtu, 22.6% e tubave të salduara janë futur tashmë në tokë dhe janë mbuluar.
Përafërsisht 13,000 tuba, bërryla, pajisje të ndryshme dhe makineri që peshojnë më shumë se 200,000 tonë kanë hyrë në Shqipëri që nga prilli 2016.
Investimet në gazsjellësin TAP dhe kaskadën e lumit Devoll nga kompania Statkraft kanë zënë pjesën e “luanit” në Investimet e Huaja Direkte që janë futur dy vitet e fundit në vendin tonë.
Institucionet financiare ndërkombëtare kanë këshilluar qeverinë shqiptare që të mendojë tani se si të diversifikojnë portofolin e IHD-ve në kohën kur këto projekte do të përfundojnë./
MonitorRedaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.6%
-
Jo
39.6%
-
Nuk e di
12.8%
Vota total: 3483
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ndikimi i Trump në Shqipëri, Galdini: Presidenca e tij do u dalë shtrenjtë politikanëve tanë! SPAK do trokasë në dyert e tyre
14 Janar, 22:55
-
Biden pritet të heqë Kubën nga lista e vendeve që mbështesin terrorizmin
14 Janar, 22:35
-
Rama apo Berisha? Cilin politikan besojnë shqiptarët më shumë, sipas sondazhit të Institutit Republikan Amerikan
14 Janar, 22:22
-
Pretendimet territoriale të Trump, Tafani: Është biznesmen dhe nuk e njeh gjeo-politikën! Fitoi simpatinë e republikanëve kur tha se e zgjidh luftën për 24 orë
14 Janar, 22:07
-
Mero Baze: Baltosja e zgjedhjeve me votën e diasporës është i vetmi ngushëllim për Berishën
14 Janar, 22:01
-
'Me ardhjen e Trump, Ukraina do humbasë territore', Galdini: 40% i kalojnë Rusisë, pjesa tjetër në pushtetin e mafies dhe krimit
14 Janar, 21:58
-
Ish-drejtori i Policisë: Si i prishi Sali Berisha, provat e 21 janarit
14 Janar, 21:54
-
Seanca për konfirmimin e kandidatit të zotit Trump, për postin e Sekretarit të Mbrojtjes
14 Janar, 21:43
-
'Repolitix'/ Ardhja e Trump, Meçollari: Premtimet e tij, ende mediatike! Galdini: U hap 'Kutia e Pandorës', për rendin e ri botëror! Tafani: Ka synime imperialiste
14 Janar, 21:34
-
Ministri gjerman i mbrojtjes viziton Ukrainën në shenjë përkrahjeje
14 Janar, 21:26
-
Kryeministri i ri i Francës: Do rinegociojmë planin për të rritur moshën e pensionit
14 Janar, 21:15
-
Uashington, masa të rrepta sigurie për inaugurimin e Presidentit të zgjedhur Trump
14 Janar, 21:02