TAP/ Kontratat, si do veprohet
me pronarët kur  blihet trualli

TAP/ Kontratat, si do veprohet<br />me pronarët kur  blihet trualli
Me një shumë të përllogaritur që i kalon një miliard Eurot, TAP-i pritet të jetë investimi i huaj direkt më i madh në Shqipëri deri tani. Si i tillë, ai do të ndihmojë të gjenerojë aktivitet ekonomik duke hapur vende pune dhe duke zhvilluar aftësitë dhe mundësitë vendore, por dhe duke gazifikuar vendin.
 
Çfarë është projekti TAP
Gazsjellësi Trans Adriatik (TAP) është një nga projektet infrastrukturore energjetike më me rëndësi në Evropë, i cili parashikon një projekt për zhvillimin e një tubacioni që do të transportojë gaz natyror nga rajoni Kaspik në drejtim të Evropës. TAP-i as lidhjes me Gazsjellësin Trans Anatolian (TANAP) në kufirin Turko-Grek, do të përshkojë Greqinë e Veriut, Shqipërinë, Detin Adriatik e më pas do të dalë edhe një herë në tokë në Italinë Jugore për t’u lidhur me rrjetin italian të gazit natyror.
 
Si do veprohet me pronarët e truallit?
Në Shqipëri po kryhet një Census dhe Inventar Asetesh (CAI) për të konfirmuar saktësisht se ç’pjesë do të ndikohet nga TAP-i për çdo pronar apo çdo përdorues toke. Kjo do të përfshijë identifikimin e të mbjellave dhe ndërtesave që do të ndikohen nga projekti. Të gjithë pronarët dhe përdoruesit e tokave, mundësisht të ndikuar dhe që janë identifikuar gjatë fazës së mëparshme të projektit, takohen personalisht nga kontraktorët e TAP-it. Më pas, pronarët dhe përdoruesit e tokës janë të ftuar të nënshkruajnë marrëveshjen për aksesin në tokë me TAP-in.
 
Kur do blihet trualli dhe kur do kompensohet?
TAP-i do ta blejë tokën nga pronarët vetëm nëse ngastra ndodhet në një territor ku është planifikuar të ndërtohen stacionet kompresorë, stacionet e valvulave të bllokimit ose instalime të tjera në sipërfaqe. Pjesa tjetër e tokës e kërkuar nga TAP-i, ose do të merret në përdorim ose do të merret me servitud. TAP-i do të marrë me qira tokën për kohëzgjatjen e ndërtimit. 

Shkrimi u botua ne gazeten Shqiptarja.com 

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria skualifikohet nga Euro 2024, a ju pëlqeu loja e Kombëtares



×

Lajmi i fundit

Operacion në zhvillim e sipër, SPAK 20 masa sigurie në lidhje me inceneratorin e Tiranës! Masa për kompanitë guackë, dyshohet edhe për 2 të lidhur me median

Operacion në zhvillim e sipër, SPAK 20 masa sigurie në lidhje me inceneratorin e Tiranës! Masa për kompanitë guackë, dyshohet edhe për 2 të lidhur me median