TAP, përfundon raundi
i dytë i negociatave

TAP, përfundon raundi<br />i dytë i negociatave
Përfundon edhe raundi i dytë i negociatave ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës (METE) dhe TAP (Trans Adriatik Pipeline AG) mbi projektin e gazsjellësit TAP. Negociatat u zhvilluan në Tiranë.

Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Nasip Naço, bëri të ditur se si konsulent për projektin e gazsjellësit u përzgjodh kompania “Roland Berger”

“Ju njoftojmë me kënaqësi se sot përfundoi raundi i dytë i negociatave me gazsjellësin TAP. Shqipëria është duke bërë maksimumin për realizimin e këtij projekti. Investimi në Shqipëri arrin në 1 miliard euro”, u shpreh Naço.

Gazsjellësi Trans Adriatik Pipeline AG
Projekti i TAP, parashikon që gazsjellësi do të transportojë gaz nga rajoni i Kaspikut përmes Greqisë dhe Shqipërisë nëpër detin Adriatik drejt jugut të Italisë, e më tej në Europën perëndimore.

Linja është 520 kilometra e gjatë dhe kostoja e ndërtimit parashikohet të jetë 1.5 miliardë euro dhe mund bëhet realitet në vitin 2017.

Projekti u anoncua në vitin 2003 nga kompania zvicerane e energjisë EGL, ndërsa studimi i fisibilitetit për projektin ka përfunduar në vitin 2006. Studimi nxori dy variante. I pari përshkruante rrugën ndërmjet Bullgarisë, Maqedonisë dhe Shqipërisë për të përfunduar në Itali dhe i dyti ndërmjet Greqisë dhe Shqipërisë. I cilësuar si Korridori i gazit, "TAP" vjen si një burim i ri furnizimi gazi për Evropën nga Lindja Mesme, duke ulur ndjeshëm varësinë nga Rusia.

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

AMA: Pirateria sfidë serioze, bëhet në servera jashtë vendit! I kemi kërkuar AKEP mbylljen 128 faqeve online

AMA: Pirateria sfidë serioze, bëhet në servera jashtë vendit! I kemi kërkuar AKEP mbylljen 128 faqeve online