‘Tapë’ duke drejtuar autobusin, pas denoncimit të udhëtarëve, arrestohet shoferi në Durrës! Gjobitet me 90 mijë lekë

Një 57-vjeçar është arrestuar nga policia e Durrësit, pasi është kapur duke drejtuar autobusin në gjendje të dehur. Kanë qenë qytetarët të cilët kanë njoftuar policinë se shtetasi B.V po kryente manovra të rrezikshme në rrugën Shkozet –Shijak.

Pas kryerjes së alkooltestit rezultoi se drejtuesi i autobuzit, banues në fshatin Erzen të Shijakut, drejtonte autobuzin në gjendje të dehur në masën 1.48 mg për litër. Policia ka bërë të mundur bllokimin e autobuzit dhe e ka gjobitur  me 90.000 lekë të rinj dhe me 16 muaj pezullim të Lejes së Drejtimit.

Në përfundim të veprimeve u  bë arrestimi në flagrancë i tij për veprën penale ‘Drejtimit te mjetit në mënyrë të parregullt’ (në gjendje të dehur), dhe materialet hetimore i kaluan Prokurorisë, së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme. 

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • eremire: 12/02/2022 10:09

    ta pift dreqi n bark

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë