Tapetët janë një nga aksesorët më të rëndësishëm të ambienteve të shtëpisë e jo vetëm, e ajo që të gjithë kërkojmë është një tapet sa më cilësor. Një ekspozitë e reklamimit të tapetëve persianë e atyre oriental të prodhuara nga një kompani gjigande në Itali ka nisur sot në hotel "Rogner" në Tiranë. Farshad Shahabadi shprehet se është mjaft e rëndësishme që të njihemi me llojet e tapeteve dhe të zgjedhim më të mirat e tyre.
 
Ne jemi persianë e sirianë që e kemi traditë punën me tapete. Unë jam brezi i tretë i familjes që merrem me tapete. Jemi kompania më e mirë e prodhimit të tapeteve persiane por këtu në Tiranë vijmë për herë të parë. Ne persianët e kemi, le të them e kemi në ADN punën me tapete sepse edhe im atë, gjyshi e im vëlla merren po me këtë punë duke treguar përkushtim,” thotë ai.
 
Faktor i rëndësishëm në përzgjedhjen e tapeteve është edhe diferencimi mes prodhimeve të ndryshme, e Shahabati na tregon se si ta bëjmë këtë diferencim qoftë në dizenjo qoftë edhe në materialin e tapetit.

tapete
Foto të tjera 
 
Ne kemi një certifikatë autenticiteti për tapete orientale që prodhojmë. Unë jam ekspert i tapeteve dhe mund t’ju sqaroj pikë për pikë se si ta bëjmë diferencën. Ne kemi materiale që i marrim nga Afganistani , Pakistani. Për shembull tapete turke janë lehtësisht të dallueshme për shkak të fijeve që përdorin me ngjyrat e jo vetëm ndërsa tapetet persiane kanë fije orientale. Ky që shohim këtu është një tapet me stil afgan duket qartë se edhe dizenjot i ka të mëdha me lule e ngjyra të veçanta. Ndërsa tapetet persiane kanë skicime me lule të vogla me dizenjo të detajuara e diferenca është e dukshme. Tapetet afgane përdoren në arredime moderne ndërsa ato persiane në arredime shumë më orientale” tregon Shahabati.

Të gjitha tapetet e ekspozuara por edhe ato të gjithë kompanisë kanë çmime të përballueshme për këdo që është i interesuar të blejë një të tillë.
 
Çmimet e tapeteve nisin nga 290 euro deri në 5 mijë euro që do të thotë se mund të blejnë një tapet të gjithë sipas mundësive ekonomike që kanë. Ne kemi një sajt në internet Zarineh.it në të cilin të gjithë të interesuarit mund të shohin më qartë modelet e tapeteve tona si dhe të krijojnë një ide të përgjithshme të asaj se çfarë duan. Nëse keni një tapet të vjetër që ka nevojë për riparime kjo është fare e lehtë pasi ka artizanë që mund ta bëjnë këtë në mënyrë të shkëlqyer”, shprehet ai.
 
Nëse keni një tapet të vjetër që ka nevojë për riparime kjo është fare e lehtë pasi ka artizanë që mund ta bëjnë këtë në mënyrë të shkëlqyer.
 
Unë kam punuar me tapete në Pakistan që në vitin 2004. Pastaj erdha në Itali dhe zoti Shabahati në kompaninë e tij më mësoi edhe në shumë si të punoja me tapetet. Ky është një tapet kaukazian i tëri i dëmtuar pasi është shumë antik e daton rreth viteve 1850. Unë po i bëj të gjitha rregullimet e këtij tapeti për ta kthyer atë në origjinë. Ne kemi shumë persona të specializuar që merren me rregullimin e tapeteve antike në kompani. Mund të them që janë rreth 400-500 persona që merren vetëm me këtë punë e në fund nxjerrin një tapet të rregulluar i cili nuk duket fare se më herët ka qenë i dëmtuar, tregon artizani.

tapete


Blerja e tapeteve mund të bëhet edhe përmes porosisë online në faqen e kompanisë Zarineh. Ekspozita do të jetë e hapur për tri ditë e kjo është një mundësi e mirë për të zgjedhur një nga tapetet e linjës që kanë vulën e cilësisë italiane me mbi 50 vite të suksesshme në shtetin fqinj por edhe në shumë vende të tjera.

tapete
Foto të tjera 


Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)