ITALI - Shqipëria u përfaqësua këtë të enjte në Lojërat Mesdhetare 'Taranto 2026' nga dy sportistë. Henri Rrufa në qitje dhe Even Qarri në not nuk lanë gjurmë duke u eliminuar.
Në disiplinën e qitjes me pistoletë me ajër në distancën 10 metra, Henri Rrufa grumbulloi 544 pikë, rezultat që e pozicionoi në vendin e 17 mes 19 sportistëve që morën pjesë në garë.
Jo më mirë shkoi edhe gara e Even Qarrit, i cili konkurroi në Baterinë 1 të disiplinës së notit në distancën 50 metra. Qarri e përfundoi garën në vendin e fundit të baterisë, me kohën 21.99 sekonda. Ai ishte 2.97 sekonda më i ngadaltë se lideri i baterisë, Ioannis Ioakeimidis, i cili e preku finishin me kohën 19.02 sekonda.
Në këto Lojëra Mesdhetare Shqipëria ia ka dalë të sigurojë tre medalje në mundje. Islam Dudaev fitoi të artën, Zelimkhan Abakarov të argjendtën dhe Ardit Zeneli medaljen e bronztë.












Komente
Komento