Tare: Isha me Olsin në stadium
nuk e komandoi ai dronin e flamurit!

Tare: Isha me Olsin në stadium<br />nuk e komandoi ai dronin e flamurit!
ITALI - Ish-sulmuesi i Kombëtares Shqiptare aktualisht Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare, ka komentuar ngjarjen e ndodhur mbrëmë në ndeshjen Serbi-Shqipëri, si dhe ka hedhur poshtë akuzat e mediave serbe për një përfshirje të mundshme të vëllait të Kryeministrit, Olsi Rama në dronin e flamurit të “Shqipërisë së Madhe”.

I pyetur nga mediat italiane, Tare është shprehur  se ka qenë në stadium së bashku me Olsi Ramën dhe se nuk ka qenë ai që ka telekomanduar flamurin mbi Beograd. Madje siç thekson Tare i vetmi objekt që kishte Olsi Rama në dorë ishte një aparat fotografik.

“Jam shok me Olsin, nuk ka qenë ide e tij droni, ai kishte vetëm një aparat për të bërë fotografi. Ne ishim së bashku në stadium”, tha ish sulmuesi i Shqipërisë. 

Sa i përket asaj që ndodhi në minutën e 42 të takimit, Tare shprehet i zhgënjyer dhe se sipas tij mbrëmë humbi futbolli.
ishte në stadiumin e Partizanit në Beograd dhe ka mbetur i dëshpëruar nga ngjarjet që sollën ndërprerjen e takimit mes Serbisë dhe Shqipërisë.

 “Me dëshpërim të thellë them se mbrëmë humbi futbolli. Kam shpresuar se gjithçka do të përfundojë në rregull, por nuk ishte kështu”, deklaroi Tare për mediat italiane.

Për ish-sulmuesin e ekipit tonë kombëtar, ndeshja e djeshme ishte një mundësi e humbur për t’i treguar botës në vitin 2014 se futbolli mund të na bashkojë e jo të na ndajë.

Tare shprehet krenar për sjelljen e treguar nga ana e ekipit kuqezi, që siç nënvizon ish-bomberi, mbrojtën me nder fanellën dhe flamurin në fushë.

“Ishte një rast i madh për të dyja shtetet për të treguar se më 2014, futbolli mund edhe të bashkojë, jo vetëm të ndajë, dhe në fund nuk ia dolën. Sigurisht, jemi krenar nga origjina jonë, djelmoshat kanë nderuar fanellën dhe flamurin në fushë. Kam shpresuar se do të fitojë futbolli, por nuk ishte kështu edhe për faktin se stadiumin dhe qyteti nuk ishin të përshtatshëm për të qenë nikoqir i një ndeshje të tillë”, theksoi Tare, i cili insistoi se vëllai i Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, nuk e dirigjoi dronin që solli flamurin e Shqipërisë së Madhe në stadium.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

FOTOLAJM/ Tavani 'në tokë', festa e Kombëtares në dhomat e zhveshjes! Fitore historike në Gjeorgji

FOTOLAJM/ Tavani 'në tokë', festa e Kombëtares në dhomat e zhveshjes! Fitore historike në Gjeorgji