Menaxhimi bregdetar; zhvillimi ekonomik i qëndrueshëm; analiza e mjedisit; planet fizike dhe planet territoriale; ligji i mjedisit dhe pronës; trashëgimia kulturore dhe historike; biodiversiteti dhe mjedisi tokësor dhe detar; planifikimi rajonal dhe qeveria lokale, si dhe ngritja e kapaciteteve dhe edukimi i publikut”, shkruan Tare në adresën e tij në rrjetin social Facebook.
Ditë më vonë është shprehur tepër i habitur në lidhje me interesimin e qytetarëve, duke përmendur faktin se kishte marrë shumë postime nga njerëz me përvojë në këtë drejtim. Ndërkohë pak kohë më parë kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, bëri me dije se qeveria e tij do të jetë e pamëshirshme me çdo ndërtim pa leje në bregdet.
Ky shkrim u botua sot në Shqiptarja.com, versioni print,dt.09.08.2013
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)