Drejtori sportiv i Milanit, Igli Tare, foli nga stadiumi "Maradona" para se kuqezinjtë të mposhteshin 1-0 nga Napoli në raundin e 31-të në Serie A. Ai u ndal edhe te Rafael Leao, shpresa e madhe e Milanit që edhe këtë sezon pati vështirësi në fushë.
Tare vlerësoi cilësitë e portugezit, por theksoi se dëmtimet kanë qenë pengesa kryesore këtë sezon.
“Cilësitë e tij janë të padiskutueshme. Problemi kanë qenë dëmtimet e shumta që nuk e kanë lejuar të japë maksimumin.
Leao ka munguar për rreth dy javë, ndërsa është rikthyer në stërvitje vetëm ditët e fundit. Për këtë arsye, stafi teknik ka vendosur ta hedhë në fushë me kujdes", tha Tare.
Sa i përket së ardhmes, Tare ishte i qartë duke përmendur kontratën e portugezit.
“Ka edhe dy vite kontratë dhe mbetet një lojtar shumë i rëndësishëm për Milanin", tha shqiptari i Milanit.
Këtë sezon në Serie A 26-vjeçari ka luajtur në 23 takime duke shënuar nëntë gola dhe dhënë dy asiste.

Rafael Leao
Komente










