TIRANË - Kandidati i PS në qarkun Tiranë, Auron Tare, aktualisht fitues në komunën Farkë, është prononcuar sot për kamerën e “A1 Report” mbi fitoren e të majtës.

“Kjo fitore pritej, por ndoshta jo me rezultat kaq të thellë", ka nisur komentin e tij Tare mbi rezultatin e zgjedhjeve.

"Është një votë plebishitare, që PS duhet ta lexoj mirë; është votë për largimin një herë e mirë të fenomenit Berisha nga politika shqiptare", ka shtuar komentin e tij Tare.

Më pas ai ka mbajtur qëndrim ndaj premtimeve, që PS ka bërë para zgjedhjeve: "PS duhet ta shpërblejë gjithë këtë mbështetje me zbardhjen e shumë çështjeve, si ajo e Gërdecit, 21 Janari, Rruga e Kombit etj", u shpreh Tare.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)