TIRANE - Deputeti i PS-së Auron Tare  thotë se ardhja e ish sekretarit amerikan të Mbrojtjes Rumsfeld sot në Tiranë ka lidhje me fushatën zgjedhore.

Në një postim në facebook Tare thotë se ajo që nuk dihet është sesa është fatura që i ka kushtuar PD-së kjo vizitë dhe nëse këto fonde janë të marra nga fondet publike.

Madje Tare këtë postim e shoqëron edhe me një shkrim të publikuar nga fox Neë ku John McCain, kandidat për president,në garë ndaj Obamës e quan Rumsfeld si sekretarin më të keq të Mbrojtjes në historinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

"Ardhja e Rumsfled sot ne Tirane sigurisht qe eshte e lidhur ngushte me fushaten elektorale. Sigurisht qe kjo vizite eshte e organizuar nga lobistes e Partise demokratike. ajo qe nuk dime eshte fatura e kesaj pagese dhe a eshte kjo pagese nga fondet publike?"- shkruan Tare në facebook.


Auron tare

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)