Tare zbulon misterin 1-shekullor të
nëndetëses austro-hungareze SMU-16

Tare zbulon misterin 1-shekullor të<br />nëndetëses austro-hungareze SMU-16
Si u zhduk dhe a janë gjetur shenjat e anijes austro-hungareze SMU-16 pas 100 vjetësh. Auron Tare ka zbardhur sot një pjesë të këtij misteri në historinë e luftërave detare gjatë një prezantimi të imazheve në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë. Auron Tare, anëtar i bordit shkencor të UNESCO-s ka prezantuar rezultatet e këtij zbulimi. Prezantimi bëhet në kuadër të Luftës së Parë Botërore  dhe thirrjes nga UNESCO për të përkujtuar ngjarje ngjarjet e mëdha historike që sollën ndryshimet e mëdha në Evropën e shekullit tëb 20-të.  

“Në mesnatën e datës 16 duke u gdhirë 17 Tetor 1916 në Gjirin e Vlorës, një  varg me anije italiane të cilat sillnin materiale ushtarake dhe ushtarë për në frontin Italian u goditën me silurë. Destrojeri italian Nembo i ndarë më dysh nga goditja u mbyt brenda pak minutash së bashku me  mbi 50 marinarë dhe ushtarë italianë. Nëndetësja austro –hungareze SMU-16 , e cila goditi karvanin italian u pa në  sipërfaqe duke vëzhguar tragjedinë që shkaktoi nga  goditja e befasishme.  Por papritmas u zhduk duke lënë pas një mister gati 100-vjeçar mbi fatin e saj.

Raportet italiane të kësaj  ngjarjeje flasim për një humbje të mistershme të nëndetëses austro-hungareze SMU 16  edhe pse pak dite pas kapjes se tre marinarëve që shpëtuan nga mbytja”, rrëfen Auron Tare, duke theksuar se më 14  shtator të këtij viti nga kërkimet me teknologji të avancuara të ekspeditës shqiptaro- amerikane në bordin e anijes “Herkules” u  lokalizua një relikt historik, i cili mendohet se mund të jetë SMU 16-a e fundosur në fundin e detit së bashku me ekuipazhin e vet." Tare argumenton se “Nga të dhënat arkivore italiane  dhe koordinatat e kapura nga anija “Herkules” përputhen me vendndodhjen e mundshme të SMU 16.  Ndërkohe fotot e sjella nga fundi i detit janë dërguar ekspertëve të fushës, të cilët mendojnë se jemi shumë pranë konfirmimit të një nëndetëseje të Luftës I Botërore.   

tare

Redaksiaa Online
( b.h/Shqiptarja.com )
 

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Vangjel Tavo i përgjigjet Gjikurisë: Votuesit me kartë të skaduar ishin të mitë dhe të tutë! Rezultati, produkt i vullnetit të qytetarëve

Vangjel Tavo i përgjigjet Gjikurisë: Votuesit me kartë të skaduar ishin të mitë dhe të tutë! Rezultati, produkt i vullnetit të qytetarëve