Nëpërmjet një njoftimi për shtyp, AK denoncon në prag të 100-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë, “modelin e targave të Partisë Demokratike dhe transformimin politik të ngjyrave të simboleve kombëtare me porosi të shtetasit Sali Berisha.”
“Aleanca Kuq e Zi dënon fort dhe ashpër ndryshimin e targave të automjeteve të qytetarëve shqiptarë pa një studim të caktuar madje më një nxitim të tepruar për të kopjuar modele të shteteve të tjera duke mos ruajtur origjinalitetin e simboleve kombëtare. Vendosja e shqiponjës së bardhë në sfondin blu të targave të reja tregon qartazi verbërinë dhe servilizmin e projektuesve të tyre ndaj shtetasit Sali Berisha që kërkojnë të mbajnë karriket e drejtorive të patentave duke cenuar simbolet kombëtare, ndërkohë që hiqen si mbrojtjës të cështjes kombëtare.”, thuhet në njoftimin për shtyp.
Sipas sekretarit për Transaportit dhe Infrastukturën në AK, Kristi Andoni “ndryshimi i përmbajtjes së simboleve kombëtare është i përcaktuar në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe ndryshimi i tyre është i dënueshëm nga neni 268 i Kodi Penal. Qeveria e shtetasit Sali Berisha nuk rresht së treguar mungesën e atdhedashurisë nga shitja e territorit, varrezave, kombësisë dhe deri tek targat e automjeteve.”
Redaksia Online
Gre.M/Shqiptarja.com