Targat e makinave, Drejtoria e Transportit Rrugor merr dy vendime lehtësuese për shoferët

Targat e makinave, Drejtoria e Transportit Rrugor merr dy vendime lehtësuese për shoferët

Targa e përkohshme

Drejtoria e Transportit Rrugor njofton se ka marrë dy vendime të rëndësishme për targat e makinave. Vendimi i parë ka të bëjë me targat e përkohshme dhe lidhet me personat që kanë një automjet koleksioni. Ndërsa vendimi i dytë lidhet me personat që kanë dëmtuar targën e makinave.

NJOFTIMET
Keni automjet koleksioni (pa targa) dhe nuk dini si të organizoheni për një panair, ekspozitë apo aktivitet kolektiv, karvan historik apo parada, xhiro panoramike, itenerare turistike e pjesmarrje si i ftuar në një event? E zgjidhim me targën e përkohshme! (Mjeti do paiset me TPL dhe Fletëudhëtimi si edhe do kryejë verifikim teknik. Targat PRK duhet të kthehen pas përdorimit! DPSHTRR po punon për rregjistrin e mjeteve historike, me vlera koleksioni e riprodhimet.) #LirëThjeshtShpejt #HistoriKujtesëKulturë

Tjetër lehtësim: Kur ju dëmtojnë targën mjafton ta ktheni dhe ne do ju paisim me targën e njëjtë! Nuk ke pse ndrron komplet dokumentacionin, as pse bën më kontroll fizik dhe më e rëndësishmja, paguan vetëm koston e 1 targe, me po ato numra e gërma! JO stres! JO angarira dublikatesh. Kursim kohe e lekësh! (Praktika e re në fjalë nuk mundësohet për rastet e humbjes së targës/targave dhe jo për formatet e dala nga prodhimi!)

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Jesmin: 10/04/2019 13:14

    Kerkoj targa per vetur

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Clapper alternativa e TikTok, po aq e rrezikshme? Ministrja Muzhaqi: Kemi ndërmarrë nisma në shkolla që fëmijët të kalojnë kohë produktive

Clapper alternativa e TikTok, po aq e rrezikshme? Ministrja Muzhaqi: Kemi ndërmarrë nisma në shkolla që fëmijët të kalojnë kohë produktive