Tarifa e pastrimit, amulli në
minibashki, pensionistëve s’u njihet

Tarifa e pastrimit, amulli në <br />minibashki, pensionistëve s’u njihet
Në të gjitha njësitë bashkiake të Tiranës ka një fluks të madh njerëzish që nxitojnë të plotësojë dokumentet e duhura, në mënyrë që në faturën e ujit të mos iu llogaritet më tarifa e pastrimit. Bëhet fjalë për personat që u përkasin kategorive që trajtohen me ndihmë ekonomike, pensionistëve, personave me
aftësi të kufizuar dhe disa kategori të tjera që paguajnë vetëm 100 lekë si tarifë pastrimi, nga 5000 lekë në vit që është ajo, pasi ua rimburson shteti. Gjatë një vëzhgimi që bëmë në njësinë bashkiake nr.8 dhe atë numër 9, punonjësit e zyrës së taksave, ku edhe dorëzoheshin dokumentet ishin të zhytur në punë. "Këtu vijnë të gjithë dhe dorëzojnë dokumentetet që u duhen. Ne i grumbullojmë dhe i dërgojmë te bashkia e madhe. I shënojmë edhe në një regjistër dhe më pas është bashkia e madhe që i dërgon te Ujësjellësi, në mënyrë që emri i këtyre kategorive të hiqet nga lista e familjeve që do u shtohet taksa e pastrimit te fatura e ujit. Por kjo për ne është një punë e madhe. Pasi ne harxhojmë jo vetëm kohë, por edhe letër, bojë, printer, ndërkohë që për këto shpenzime nuk janë parashikuar fonde në buxhet.
Dhe në fund fare është Ujësjellësi që i mbledh të ardhurat. Fare mirë këta persona mund t'i dorëzonin këto dokumente direkt te Ujësjellësi dhe nuk kishte përse bëhej I gjithë ky rreth kot më kot", - na thonë punonjësit e këtyre dy njësive bashkiake. Sipas draftit nga pagesa e kësaj takes përjashtohen kategoritë e pensionistëve, veteranët, invalidët e punës e luftës, përfituesit e ndihmës ekonomike, të verbrit dhe të sëmurët tetraplegjik dhe paraplegjik, të cilët duhet të paraqesin disa dokumente.

PROBLEMI
Erion Koka, kryetar i njësisë bashkiake numër 7 në Tiranës, na thotë se në fakt nga aplikimi i taksës së pastrimit te fatura e ujit u kanë dale shumë probleme. "Në njësinë time bashkiake, ka plot persona që u përkasin këtyre kategorive në nevojë, por që nuk e përfitojnë rimbursimin. Kjo pasi, këta persona mund të jetojnë me qira, dhe shumica e tyre janë pensionistë, por fatura e ujit dërgohet me emrin e pronarit të shtëpisë dhe kështu që atij nuk mund t’i hiqet kjo tarifë pastrimi. Ky është një problem i madh që ende nuk është shpjeguar se si do të zgjidhet. Ndërkohë që bashkia e madhe ka bërë edhe një llogari tjetër gabim. Bashkia e madhe ka llogaritur që të mbledhë taksën e pastrimit për numrin e familjeve që asaj i figurojnë në regjistrat e gjendjes civile, ndërkohë që ujësjellësi faturon shumë më pak familje. Ndaj sërish do I mbeten shumë familje pa u mbledhur tarifa e pastrimit", - na shpjegon më tej Erion Koka. Mbledhja e kësaj takes u është hequr njësive bashkiake, pasi ata dështuan në këtë proces, dhe i është besuar Ujësjellësit që do të përfitojë 5 % të shumës.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Ylber Ramadani vështirësi në frymëmarrje, shmang operacionin

Ylber Ramadani vështirësi në frymëmarrje, shmang operacionin