Komisioneri i Tregtisë së BE-së, Maroš Sefkoviç do të udhëtojë nesër në Uashington për të vazhduar dialogun me administratën amerikane për tarifat doganore.
Përfaqësuesi i Komisionit për tregti, Olof Gill, bëri të ditur se komisioneri Sefkoviç do të niset sot për në Uashington, ku do të takohet me përfaqësuesin për tregti të Shtëpisë së Bardhë, Jameson Greer dhe sekretarin amerikan të tregtisë, Howard Lutnick.
“Ata do të diskutojnë çështjen që ka qenë në mendjen tonë në javët e fundit, si dhe pse duhet të bëjmë çdo përpjekje nga të dyja palët për të shmangur tarifat e dëmshme”, tha Olof Gill, duke shtuar: “Ne do të ndërtojmë, jo të shkatërrojmë, marrëdhëniet tregtare dhe ekonomike BE-SHBA që janë më të fortat në botë”.
Të enjten e kaluar, Komisioni Evropian njoftoi se do të shtyjë me dy javë, deri në mes të prillit, hyrjen në fuqi të kundërmasave të tij që synojnë produktet amerikane në përgjigje të tarifave prej 25% të Donald Trump për çelikun dhe aluminin.
Kujtojmë se Komisioneri i Tregtisë kishte vizituar Uashingtonin më 19 dhe 20 shkurt, por nuk arriti të qetësonte tensionet tregtare. Komisioneri i Tregtisë do të udhëtojë gjithashtu në Kinë në fund të javës, sipas të njëjtit zëdhënës.
K.M/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
28 Mars, 18:47
Fileto pule me salmonelë, sa të sigurta janë produktet që konsumojmë?
-
Shumë
8%
-
Pak
81.1%
-
Nuk e di
10.9%
Vota total: 525
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘Keni 72 orë të pajiseni me ushqimet bazë, Orban reagon ashpër ndaj thirrjes së BE: Brukseli po përgatitet për luftë
29 Mars, 09:55
-
Trump: Mark Brnovich do të jetë ambasador i SHBA-së në Serbi
28 Mars, 22:27
-
'Shpenzime të mëdha, përfitime të vogla!' Sekretari amerikan Rubio: Kongresi është njoftuar rreth synimit për riorganizim të USAID-it!
28 Mars, 21:31
-
SHBA u rikthye/ Berisha 'shpall zyrtarisht' se do shpërbëjë SPAK nëse vjen në pushtet: Armë në dorën e Ramës! Në krah të tij Gjin Gjoni
28 Mars, 21:02
-
Marrëveshja me SHBA-të për mineralet e rralla, Zelensky merr një version të ri: Është krejtësisht ndryshe nga ajo që diskutuam
28 Mars, 20:44
-
E ngarkuara me punë Nancy VanHorn uron komandantin Alban Dervishi për detyrën e re: Partneriteti ynë e bën Amerikën më të fortë
28 Mars, 20:12
-
Zëvendëspresidenti amerikan mbërrin në Groenlandë me bashkëshorten: Shumë të interesuar për sigurinë e Arktikut! Kryeministri i ri Nielsen e pret me kritika
28 Mars, 19:29
-
SHBA i rikthen fondet ‘Radios Evropa e Lirë’
28 Mars, 19:04
-
Flamurin e Shqipërisë në Bruksel duhet ta ngrejnë së bashku, dy realitetet e moderuara të të Majtës dhe të Djathtës!
28 Mars, 18:24
-
Tensionet SHBA-Kanada, Trump zhvillon bisedë telefonike me kryeministrin e ri kanadez: Ishte produktive
28 Mars, 17:57
-
Një ‘Tirons’ që merr komandën e një luftanijeje amerikane, Alban Dervishi: E nisa si marinar i thjeshtë, kam lundruar në çdo det të botës (VIDEO)
28 Mars, 17:25
-
Mbahet darka vjetore e Iftarit në Shtëpinë e Bardhë, Trump falënderon myslimanët për mbështetjen në zgjedhje
28 Mars, 13:04