Tarifat gjyqësore, Presidenti Meta
i kthen Ramës mbrapa ligjin

Tarifat gjyqësore, Presidenti Meta<br />i kthen Ramës mbrapa ligjin<br>
Shënohet përplasja e parë e Presidentit Ilir Meta me Parlamentin dhe shumicën socialiste. Për herë të parë që kur është bërë President, Ilir Meta i ka kthyer mbrapa për rishqyrtim një ligj.

Bëhet fjalë për ligjin “Për tarifat gjyqësore” miratuar mes shumë debatesh nga Kuvendi në 19 tetor.

Presidenti Meta ka dekretuar kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ligjit “Për tarifat gjyqësore në Republikën e Shqipërisë”, duke detyruar parlamentin ta rishqyrtojë atë, ose në rast të kundërt, ta miratojë sërish në të njëjtën formë.

Gjatë diskutimit në parlament, opozita e kundërshtoi ligjin në fjalë, me argumentin se rëndonte pozitat e qytetarëve, pasi ata duhet të paguajnë më shumë për shërbimet në sistemin e drejtësisë.

Mazhoranca nguli këmbë se këto tarifa do të përmirësojnë shërbimin ndaj qytetarëve në gjykata, dhe do të rrisin edhe të ardhurat e këtyre institucioneve.

Edhe pse është dakordësuar disa herë me Edi Ramën institucionalisht, kjo është përplasja e parë. Meta ka dekretuar liriimin e Visho Ajazit, por që prej 30 tetorit nuk ka firmosur dekretin që vendos të propozuarin e Ramës, Helidon Bendo në krye të SHISH.

Dekreti i Presidentit Ilir Meta

Për

KTHIMIN E LIGJIT NR. 98/2017 “PËR TARIFAT GJYQËSORE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”.

Në mbështetje të neneve 85, pika 1 dhe 93, të Kushtetutës,

D e k r e t o j

Kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ligjit nr. 98/2017 “Për tarifat gjyqësore në Republikën e Shqipërisë”.

Nr. Dekretit 10656

Tiranë, më 22.11.2017

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

ILIR META

Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Pesë pyetje për 2025-ën

Pesë pyetje për 2025-ën