3 shtetet e Evropës kanë bërë me dije se Covid19 nuk është më një risk dhe se do të lirojnë masat.
Sipas një shkrimi nga 'Blick' në Holandë ka vetëm 108 raste të reja me COVID-19 për 100,000 banorë në 14 ditët e fundit – dhe tendenca është në rënie. 62.6 për qind e holandezëve janë vaksinuar plotësisht.Si rrjedhojë, distanca nuk është më e obligueshme, restorantet dhe kafenetë pritet të hapen plotësisht. Sidoqoftë, ky lajm i hapjes varet nga zhvillimi i mëtejshëm epidemiologjik. Klubet e natës dhe diskotekat duhet të qëndrojnë të mbyllura për momentin. Por nëse situata epidemiologjike nuk ndryshon, jeta e natës mund të fillojë përsëri më 1 nëntor.
Situata paraqitet pozitive edhe në Danimarkë, pritet që do të hiqen të gjitha masat brenda një jave. Deri tani, 72 % e popullsisë është vaksinuar me dy doza. Synimi i qeverisë daneze është 90%.
Ndërkohë në Mbretërinë e Bashkuar, shkruan Blick, u liruan masat pavarësisht numrit të lartë të infeksioneve. Dy nga tre britanikë janë vaksinuar plotësisht. Për shkak të variantit delta, imuniteti i dëshiruar i tufës mund të mbetet një ëndërr. Numri i rasteve po rritet përsëri pak. Shtrëngimi i parë tashmë është në pritje: Nga vjeshta, mund të hyni vetëm në klube nate ose disko me një certifikatë vaksinimi kundër koronës.