Një dokument i pabotuar i përgatitur nga ‘Task Force Covid’ në SHBA, ka rekomanduar që 18 shtete amerikane të shpallen ‘Zona të Kuqe’ dhe duhet të irkthejnë masat e bllokimit dhe izolimit për shkak të shtimit të rasteve të reja të infeksionit nga koronavirusi
"Zonat e kuqe" përcaktohen në raport se kanë më shumë se 100 raste për 100,000 banorë.
Në raport thuhet gjithashtu se në këto vende duhet të bëhet e detyrueshmë mbajtja e masave dhe respektimi i distancës fizike. Gjithashtu masat duhet të përfshijnë rimbylljen e bareve, restoranteve dhe palestrave si dhe të ndalohen tubimet me më shumë se dhjetë persona
18 shtetet e mëposhtme janë ato që mendohet se duhet të shpallen ‘Zona të Kuqe’
Alabama, Arkansas, Arizona, California, Florida, Georgia, Ioëa, Idaho, Kansas, Carolina e Veriut, Carolina e Jugut, Louisiana, Mississippi, Nevada, Oklahoma, Tennessee, Texas e Utah.