TIRANE- Njësia speciale e policisë së kryeqytetit e përqendruar në vënien nën kontroll të kundravajtësve në rrugë, prej 1 javë ka pushuar së funksionuari. Burime nga policia e Tiranës për “A1 Report” bëjnë me dije se ky është një vendim operativ, ku nuk ka të bëjë aspak me suksesin e kësaj njësie, por me përqendrimin e këtyre forcave për menaxhimin e sigurisë dhe rendit publik në muajin dhjetor.
Ky vendim është marrë nga drejtues të policisë së Tiranës për shkak se fluksi i lëvizjes së shtetasve në kryeqytet këtë periudhë është i lartë, dhe për këtë arsye këta efektivë do të shërbejnë në terren si agjentë.
Po i njëjti burim konfirmoi për “A1 Report” se kjo strukturë prej afro 20 efektivësh prej disa ditësh është angazhuar dhe në kapjen e personave me precedentë penalë, të cilët janë shpallur në kërkim apo dënuar me vendim të formës së prerë të Gjykatës.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com