Task Force siguron se do të ruhet anonimati në çdo rast, si dhe do të reagohet në kohë ndaj informacionit të marrë.
Roland Shuperka, kryetar i Task-Force për zbatimin e ligjit antiduhan dhe mbrojtjen e të miturve nga konsumimi i alkoolit, tha sot se “do të mirëpresim reagimin qytetar direkt për shkeljen e ligjit ndaj personave që e thyejnë, si dhe ndaj menaxherëve dhe subjekteve”.
Task Force ka vendosur deri tani 122 gjoba, 9 prej të cilave janë paguar vullnetarisht, ndërsa të tjerat do të dërgohen në Gjykatën e Tiranës.