Tatimet apel subjekteve: Paguani tatimin në burim të ardhurave

Tatimet apel subjekteve: Paguani tatimin në burim të ardhurave

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve i bën thirrje të gjithë subjekteve (individë apo subjekte tregtare) se duhet të llogarisin, deklarojnë dhe paguajnë tatimin në burim për të ardhurat e realizuara në Republikën e Shqipërisë dhe jashtë saj.

Këto të ardhura janë të tatueshme me shkallë tatimore 15%.

Sipas udhëzimit të ministrit të Financave, për të ardhura të paguara nga persona, të cilët nuk mund të bëjnë mbajtjen e tatimit në burim për llogari të organeve tatimore shqiptare, individi përfitues i të ardhurave është i detyruar të deklarojë dhe të paguajë në organin tatimor përkatës tatimin në masën 15% të të ardhurave të realizuara, jo më vonë se data 20 e muajit që pason muajin në të cilin është kryer pagesa.

Deklarimi dhe pagesa mund të kryhen online, përmes faqes zyrtare, por më parë është e nevojshme që individi përfitues të paraqitet pranë zyrës se Shërbimit të Tatimpaguesve, pranë Drejtorisë Rajonale Tatimore përkatëse, për t’u regjistruar për përgjegjësinë tatimore të tatimit në burim, si dhe për t’u pajisur me fjalëkalimin për hyrjen në llogarinë e tij, në sistemin e deklarimit elektronik.

Individi, përfitues i të ardhurave, duhet të dorëzojë brenda dates 20 të çdo muaji deklaratën e Tatimit në Burim, që përmban informacionin e nevojshëm mujor për të llogaritur detyrimin tatimor./ata

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë