Tatimet arkëtuan në buxhet 82.6 miliardë lekë
TIRANE, 3 Korrik/ATSH/- Administrata Tatimore arkëtoi në buxhetin e shtetit gjatë 6 mujorit të parë të këtij vitit 82.6 miliardë lekë. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar kjo shifër është 12 miliardë lekë ose 17.12% më shumë. Ndërsa krahasuar me planin e këtij viti, të ardhurat janë rritur me 2.3 miliardë lekë […]
Drejtoria e Pergjithshme e Tatimeve
TIRANE, 3 Korrik/ATSH/- Administrata Tatimore arkëtoi në buxhetin e shtetit gjatë 6 mujorit të parë të këtij vitit 82.6 miliardë lekë. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar kjo shifër është 12 miliardë lekë ose 17.12% më shumë. Ndërsa krahasuar me planin e këtij viti, të ardhurat janë rritur me 2.3 miliardë lekë ose 2.9% me shumë.
Sipas të dhëmnave zyrtare të DPT-së, për këtë përiudhë të ardhurat tatimore janë rritur me 9.5 miliardë lekë ose 21.87% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, dhe rreth 2 miliardë lekë ose 3.91% më shumë se plani i këtij viti. Kontributet e Sigurimeve Shoqërore janë rritur me 2.56 miliardë lekë ose 9.49% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, dhe 330 milionë lekë ose 1.13% më shumë se plani i këtij viti.
Edhe ecuria e muajit qershor në mbledhjen e të ardhurave, sipas DPT-së, ka qënë pozitive, duke mbledhur në total rreth 14.14 miliardë lekë. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, kjo shifër është 3.67 miliardë lekë më shumë ose një rritje prej 35.73 %. Në raport me planin e mbledhjes së të ardhurave të këtij viti, është rreth 550 milionë lekë ose 4.11% më shumë.
Gjatë këtij muaji ka patur rritje në të ardhurat tatimore me rreth 3.1 miliardë lekë ose 50.6% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, dhe rritje me 323.6 milionë lekë ose 3.6% më shumë krahasuar me planin e këtij viti.
Kontributet e Sigurimeve Shoqërore janë rritur me 13.2% ose 539.7 milionë lekë më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, si dhe 227 milionë lekë ose 5.16 % më shumë krahasuar me planin e këtij viti./a.gjonaj/./a.g/
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
8 Janar, 21:20
Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?
-
E drejtë
44.8%
-
Gafë
50.5%
-
Nuk e di
4.7%
Vota total: 4918
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Spahiu: Berisha s’do koalicion opozitar sepse synon që të ngelet vetëm PD parti parlamentare
9 Janar, 22:47
-
VIDEO/ Lot dhe dhimbje, nuk ka fund makthi për Armando Brojën! Del nga fusha me barelë
9 Janar, 22:46
-
‘Frontline’/ Hoxha: PD në negociata me partitë e reja për t’u bashkuar në një front opozitar! Leka: Berisha po përgatit piramidën e alibive për humbjen
9 Janar, 22:34
-
Spahiu: Votuesit e PD dhe PS nuk ndikohen nga akuzat që SPAK bën për liderët e tyre politikë
9 Janar, 22:21
-
Miratohet ‘Paketa e Maleve’/ Kriteret për blerjen me 1 € të tokës shtetërore e investimi! 500 subjekte përjashtohen për 10 vite nga tatim-taksat
9 Janar, 22:19
-
Tiranë/ 69-vjeçari plagoset me mjet presës nga një 45-vjeçar, i moshuari goditi fillimisht me sende të forta
9 Janar, 22:05
-
Muça ironi: Organizatë kriminale është Dumani që heton Berishën, ndërsa ai që heton Veliajn është burrë i mirë
9 Janar, 22:01
-
‘Frontline’/ Elezi: Berisha patericë e Ramës, të dy sulmojnë SPAK! Kulluri: Prokuroria e Posaçme po kthen besimin te institucionet
9 Janar, 21:55
-
Me mjet luksoz me targa angleze, identifikohet i dashuri i vajzës që alarmoi policinë në 'Astir', blutë në kërkim të tij
9 Janar, 21:50
-
Zjarret në Kaliforni/ Investitori shqiptar me banim në Beverly Hills: Tension mes qytetarëve dhe shqetësim për përsëritjen e tyre
9 Janar, 21:38
-
Itali/ Sipërmarrësi shqiptar vritet me një plumb në vendin e punës, policia arreston bashkëatdhetarin si vrasës të dyshuar
9 Janar, 21:31
-
VKM/ Qeveria unifikon shpërblimet për Policinë e Shtetit, masa deri në 3 rroga! Tagrin e ka Proda, ja 8 kriteret se si përfitohet
9 Janar, 21:17