‘Tatimet’ kallëzojnë në Prokurori 'Birra Tirana': 1.7 mln euro detyrime tatimore të papaguara! Shiti 18 mln lekë produkte pa dokumentacion tatimor

‘Tatimet’ kallëzojnë në Prokurori 'Birra Tirana': 1.7 mln euro detyrime tatimore të papaguara! Shiti 18 mln lekë produkte pa dokumentacion tatimor

Birra Tirana

TIRANË- Kompania Birra ‘Tirana’ ka detyrime të prapambetura tatimore në vlerën e 1.7 milionë eurove! Kjo ka shërbyer si spunto për drejtorinë e Tatimeve për t’i bërë një kontroll, nga ku janë konstatuar edhe shkelje të tjera. E më konkretisht nga kontrolli është arritur se Birra Tirana ka kryer shitje të produkteve pa dokumentacion tatimor në vlerën 18 milionë lekë, të konstatuara në kushtet e flagrancës.

Sot me anë të një njoftimi zyrtar, Ministria e Financave ka dhënë detaje për të gjitha shkeljet e kryera birra Tirana. Për këtë arsye, Drejtoria e Tatimeve ka kallëzuar në prokurori Birra Tirana për evazion fiskal

“Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve në kuadër të zbatimit të detyrave funksionale për krijimin, sigurimin dhe mbledhjen e të ardhurave tatimore si dhe forcimin e luftës kundër evazionit fiskal ka ushtruar kontroll në subjektin “Birra Tirana” sh.a., gjatë të cilit kanë rezultuar një sërë parregullsish dhe shkeljesh ligjore. Kontrolli në këtë subjekt është iniciuar pasi ai kishte detyrime të prapambetura tatimore, që arrinin në vlerën e 1.7 milionë eurove si dhe për të kishte një denoncim të mbërritur në rrugë zyrtare pranë Administratës Tatimore. Gjatë kontrollit të ushtruar gjatë muajve janar – prill 2022, ka rezultuar se shoqëria “Birra Tirana” sh.a. ka kryer shitje të produkteve pa dokumentacion tatimor në vlerën 18 milionë lekë, të konstatuara në kushtet e flagrancës. Ky subjekt ka kryer shmangie të detyrimeve tatimore dhe doganore bazuar në diferencat në inventar në:

Lëndë të parë Malto; Produkt i gatshëm; Ambalazhe;

Mallra pa dokumentacion tatimor (faturë tatimore) te distributorët. Lidhur me shkeljet e konstatuara, DPT ka kryer kallëzim penal pranë Prokurorisë së rrethit gjyqësor Tiranë. Ndërkohë detyrimet e prapambetura të subjektit “Birra Tirana” sh.a. lidhen me Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, Tatim-Fitimin, Tatimin e Mbajtur në Burim, ndërsa kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore të punonjësve nuk janë paguar që prej vitit 2019.

Detyrimet e këtij viti duhet të ishin shlyer brenda tre muajve të parë të vitit 2020 dhe ato përfshinin: Rreth 127 milion lekë TVSH e paderdhur bashkë me gjobën për shkak të vonesës, nga të cilat: Rreth 82 milion lekë TVSH e pashlyer dhe 44 milion lekë gjoba për tejkalim të afateve; Rreth 15.6 milion lekë detyrime, që burojnë nga tatim-fitimi, bashkë me gjobën për shkak të vonesës; Rreth 5.6 milion lekë Tatimi në Burim, bashkë me gjobën për vonesat; Rreth 39 milion lekë detyrime të papaguara të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore të punonjësve, bashkë me gjobën përkatëse për vonesat. Në total, detyrimet e “Birra Tirana” sh.a. arrijnë në rreth 188 milionë lekë, ose rreth 1.7 milion euro. Për arkëtimin e tyre, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka vendosur masën e bllokimit të llogarive dhe pasurive të tjera në emër të kompanisë “Birra Tirana” sh.a”, thuhet në njoftim.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kryetari: 11/08/2022 14:08

    Shteti mos do te gllaberoje gjithe ate truall ne mes te Tiranes?S ka me sheshe ndertimi ne Tirane e po e çon ne faliment?

    Përgjigju
  • Koti: 11/08/2022 12:33

    Kosta Pallosh Gjylameti, bashkeshorti i deputetes se ndritur Gjylametka eshte i punesuar nga Irfani

    Përgjigju
  • Toni: 11/08/2022 12:31

    Prandaj ka nje muaj qe leh Irfan zagari

    Përgjigju
  • Korca: 11/08/2022 09:24

    Birra Tirana ka pronar keshilltar bashkiake.njerez me pushtet ne PS. Skane ca i bejne.

    Përgjigju
  • Irfani: 11/08/2022 04:48

    Lufta Klosi-Hysenbelliu....

    Përgjigju
  • Liku: 10/08/2022 18:17

    I doli gjumi tatimeve

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj