Tatimet: Bizneset të raportojnë 
​xhiron, gjobë deri 50 mijë lekë

Tatimet: Bizneset të raportojnë <br />​xhiron, gjobë deri 50 mijë lekë
Përmes një njoftimi zyrtar Administrata Tatimore u ka bërë thirrje të gjithë subjekteve të kryejnë raportimin e detyrueshëm për xhiron ditore përpara orës 24 të çdo dite. Sipas tatimeve, raportimi online në serverin e tatimeve është një detyrim i ligjit, dhe mospërmbushja e tij shoqërohet me gjobë nga 10 mijë lekë deri në 50.000 lekë. “Administrata Tatimore ju rikujton se në përfundim të orarit të punës, pasi keni mbyllur shitjet ditore, duhet t'i raportoni ato on-line në serverin e DPT-së”, thekson në njoftim drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve. 

Raportimi 
Administrata Tatimore ju bëri thirrje edhe tatimpaguesve, të cilët prej kohësh nuk kanë bërë transmetimet ditore që të fillojnë t’i realizojnë ato. Sipas njoftimi, raportimi nuk duhet të kalojë orarin më të fundit të pranueshëm, ora 24.00, pas të cilit fillon një datë e re. “Ky është një detyrim ligjor, i cili në rast moszbatimi ju penalizon me gjoba nga 10 000 – 50 000 lekë. Administrata Tatimore po monitoron prej kohësh këtë detyrim të tatimpaguesve. Për të gjithë shkelësit që nuk e zbatojnë detyrimin e mësipërm, Administrata Tatimore do t’i kalojë për veprime të mëtejshme strukturave të saj të Hetimit Tatimor dhe atyre të Krimit Ekonomik dhe Financiar në Policinë e Shtetit për veprën penale të fshehjes të të ardhurave dhe evazionit fiskal” thekson Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.

Aksioni 
Sipas të dhënave që vinë nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve për periudhën nga 1 deri më 6 shtator të 2015, krahasuar me 1 deri 6 shtator të 2014, kuponat kanë shkuar nga 3.9 milionë, në 6.2 milionë dhe vlera e tatueshme ka arritur nga 68 milionë dollarë, në 82 milionë dollarë. Gjatë këtyre ditëve qeveria ka ashpërsuar penalitetet për rastet e evazionit fiskal. Sipas tyre, çdo subjekt që nuk lëshon kupon tatimor, gjobë në masën 200,000 lekë për tatimpaguesit e regjistruar si subjekte të tatimit mbi fitimin, dhe gjobë, në masën 50,000 lekë për tatimpaguesit e tjerë. Ndërkaq Këshilli i Ministrave po miraton disa ndryshime në Kodin Penal, sipas të cilave ushtrimi i një aktiviteti tregtar të paligjshëm apo ushtrimi i një aktiviteti tregtar të paregjistruar në organet tatimore, mosdeklarimi i të punësuarve, moslëshimi i kuponit tatimor përbën vepër penale dhe dënohet deri në tre vjet burgim.

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Një letër për studentin e gazetarisë në kohën e marrëzisë

Një letër për studentin e gazetarisë në kohën e marrëzisë