Në Durrës e Dhërmi, mos lëshimi i kuponit tatimor ka ndëshkuar disa restorante të njohura. Njoftimin e ka bërë të ditur Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve sipas të cilës ndaj këtyre subjekteve është marrë masa e bllokimit 30 ditë kalendarike pasi është kontatuar për herë të dytë se nuk kanë dhënë kuponin tatimor për shërbimin e ofruar.
Bën të ditur Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, sipërmarrjet që ushtrojnë aktivitetin në sektorin e turizmit të respektojnë detyrimet ligjore në funksion të përmbushjes së përgjegjësive tatimore, deklarimit të punonjësve dhe lëshimin e kuponit tatimor.
Një prej aktiviteteve të bllokuara mësohet se është edhe lokali ku veza omletë shitej për 800 lekë të reja.
-
Ne asnje plazh nuk te japin kupon tatimor megjithese cmimet e cadrave I kane super te kripura. Ne Radhime Po ju kerkove kupon duhet te behesh gati te ikesh shpejt ose te perballesh me kallashin...!
Përgjigju -
Te Portez ne Durres ne fund fare te Bishti i Palles, gjithe ai resort turistik nuk leshojne asnje kupon tatimor te vetem.
Përgjigju -
Dhe duane,kliente turista keta gjokpiresa! Turp tu shkelesh ne lokale ketyre shushunjave!
Përgjigju -
Para nje viti nga nje udhetim i gjate ndaluam ne Pogradec me sakte per te vizituar teta Ollgen (shtepine)u ndalem nje nje lokal buze rruge rreth 200 metra larg shtepise per te ngrene mengjes sa u ulem ne tavoline na sollen uje te ftohte pa e kerkuar gjest qe nuk e kisha hasur ne asnje vend tjeter hengrem 4 vete qumesht gjalp dhe recel ne fund dhe nga nje kafe.kur shkuam te paguanim me dha llogarine 1100 leke te reja .duke pare faturen u habita shiko te lutem i thashe mos ka ndonje gabim ne llogari por jo gjithe asortimentet ishin te vendosura ne te dhe te gjithe ushqimet bio RESPEKTE. Kurse nje omlete me veze inkupatori e panjerezishme.
Përgjigju -
Bravo!
Përgjigju -
Uji duke u shterruar, njerzit duke u mbytur!! Bravo per tatimoret..Nje keshille dhe kerkese per drejtorin...Leri nja dy tre inspektor(prej verteti) edhe ketej nga Liqeni dhe zona turistike e Tiranes, mbasi edhe ketu pronaret e kan lene udhen e zotit...
Përgjigju










Komente
Komento