TIRANE- Aksioni tatimor i ndërmarrë nga qeveria është shtrirë deri dhe në verifikimin e udhëtarëve të furgonave dhe autobuzave të linjës Korçë-Tiranë dhe anasjelltas. Tashmë drejtuesit të një furgoni apo një autobuzi, përpara se të niset nga stacioni duhet të pyesin të gjithë emrat e udhëtarëve që kanë hipur në furgon dhe t’i verifikojë ata nëpërmjet kartës së indentitet, nese e kanë me vete.
Një mekanizëm i tillë ka hyrë në fuqi qysh prej mesit të muajit Gusht, ku çdo udhëtari i kërkohej nga shoferi emri dhe karta e indetitetit. Pas kësaj procedure më pas mjeti i transportit publik niset drejt destinacionit. Gazeta “Shqiptarja.com”, siguron një dokument të tillë që quhet “Dokumenti i udhëtarit”. Pikërisht në këtë dokument shënohen të gjitha të dhenat e mjetit dhe të drejtuesit të tij, si dhe emrat e udhëtarëve, duke përfshirë dhe numrat e kartat të identitetit. Nëse një drejtues furgoni nuk e ka të plotësuar që në nisje këtë dokument atëherë rrezikon të gjobitet nga policia rrugore ose mund t’i hiqet liçenca.
/Shqiptarja.com