Tatimet, kontroll spekulimeve
me çmimet e fundvitit

Tatimet, kontroll spekulimeve<br />me çmimet e fundvitit
TIRANE- Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka konfiskuar gjatë këtij muaji mallra në vlerë 350 milionë lekë, në kontrolle të ushtruara në rreth 80 tatimpagues të mëdhenj dhe VIP-a, ndërsa një pjesë e tyre i kanë kaluar për hetim të mëtejshëm organeve të prokurorisë.

 Gjatë kontrollit në rreth 1000 biznese, ka rezultuar se në disa prej kompanive ushtrohet veprimtari jo në përputhje me legjislacionin tatimor, si diferenca në inventare dhe deklarime të rreme të bilanceve ekonomike të tyre. Natyra e mallrave mësohet të jetë mallra ushqimore, materiale ndërtimi, birra, pije freskuese, etj, mallra që përdoren më shumë në festat e fundvitit.

Janë bllokuar e konfiskuar edhe 30 subjekte me aktivitete të ndryshme që rezultuan pa u regjistruar në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit. Gjatë kontrollit janë vendosur rreth 2 milionë lekë penalitete në 15 tatimpagues, të cilët nuk lëshonin kupon tatimor apo nuk kishin të instaluar paisjet fiskale, rreth 50 lloje artikujsh të konfiskuar në sasira të konsiderueshme pasi qarkulloheshin pa fature tatimore, etj

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

AMA: Pirateria sfidë serioze, bëhet në servera jashtë vendit! I kemi kërkuar AKEP mbylljen 128 faqeve online

AMA: Pirateria sfidë serioze, bëhet në servera jashtë vendit! I kemi kërkuar AKEP mbylljen 128 faqeve online