Tatimet mbyllin barin brenda
ministrisë së Gjermenit, pa kasë

Tatimet mbyllin barin brenda<br />ministrisë së Gjermenit, pa kasë
Aksioni i qeverisë kundër informalitetit ka mbërritur edhe brenda institucioneve shetërore. Burime për shqiptarja.com bëjnë me dije se Drejtoria e Tatimeve ka kapur në flagrancë një biznes bar kafe e cila ushtronte aktivitetin e saj pa leje dhe kasë fiskale, në ambientet e brendeshme të Ministrisë së Zhvillimit Urban. 

Sipas të njëjtave burimeve mësohet se disa javë më parë ky aktivitet ushtrohej në një ambient tjetër, jashtë Ministrisë së Zhvillimit Urban.  Por ai u prish nga IKMT pasi ishte nje ndërtim pa leje dhe me pas ai u strehua në ambientet e brendeshme të ministrisë.

Të gjithë drejtuesit dhe punonjësit e kësaj ministrie kanë konsumuar kafetë në këtë bar pa marrë asnjëherë kuponin tatimor. 

Kjo shkelje e rëndë e ligjit nuk i ka shqetësuar këta drejtues duke mos e denoncuar këtë rast. Ishin inspesktorët e Drejtorisë së Tatimeve ata që zbuluan shkeljen dhe mbyllën aktivitetin duke sekustruar gjithçka.

Redaksia online
(S.m/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI