Tatimet ngrenë "rrjetin", 150 
provokatorë për kuponin tatimo

Tatimet ngrenë provokatorë për kuponin tatimo">
Tatimet planifikojnë që 150 punonjës të shpërndahen në terren për të provokuar bizneset në lëshimin e kuponit, apo në përmbushjen e detyrimeve të tjera ligjore. Numri i tyre është zbardhur nga një udhëzues i brendshëm i Drejtorisë së Përgjithshme të tatimeve, ku përcaktohet mënyra si do rekrutohen, si do paguhen, e çfarë detyrash do mbulojnë në terren. “Për provokatorët ka rëndësi detajimi i mbylljes së skemës. Është e qartë deri tani që ata do të kryejnë raportim te aplikacioni “komisariati digjital” me një celular smart”, thekson dokumenti i brendshëm.
 
Provokatorët
Udhëzimi i Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve thekson rëndësinë e trajnimit të duhur të këtyre punonjësve. “Si do të jetë bashkëpunimi i grupit punonjësit tatimor dhe potencialisht të krimit ekonomik? Si do të vërtetohet shkelja e ligjit nga subjekti i biznesit për të mos lënë vend për abuzim, kundërshti dhe padrejtësi?

Kërkohet që të vendoset bashkëpunimi me drejtorinë e policisë së luftës kundër krimit ekonomik. Jo vetëm në rastin e konstatimit të shkeljes, por edhe të trajnimit të punonjësve. Duke qene një detyrë specifike mbi sjelljen, mënyrat dhe metodat e verifikimit jo të drejtpërdrejt të shkeljes së ligjit, pjesëmarrja e tyre në trajnim të punonjësve, së bashku me specialistë të DPT, është e domosdoshme”, shkruhet në dokument.
 
Rekrutimi
Sipas Udhëzimit, provokatorët do të jenë pjesë e punonjësve që tashme janë me kontratë pune në tatime. “Por, meqenëse provokatorët do të kryejnë shpenzime të tjera për të kryer detyrën, kompensimi i këtyre shpenzimeve do të bëhet duke bërë ndryshim ligjor. Ministria e Financave bashkë me ministren për Marrëdhëniet me Parlamentin, do të punojnë për kryerjen e ndryshimit ligjor” thuhet në materialin sekret të tatimeve.
 
Shpërblimi
Përmes një vendimi të miratuar në përpara dy javësh, Këshilli i Ministrave ka vënë në dispozicion të administratës Tatimore afërisht 100 mijë dollarë për shpërblimin e informatorëve si dhe për blerjen e mallrave për të verifikuar nëse subjektet lëshojnë apo jo kupona. Kryeministria përcakton në vendim se ky fond të përdoret nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve për përballimin e shpenzimeve që kryhen në kuadër të nismës kundër informalitetit dhe që lidhen me: shpërblimin e informatorëve të jashtëm, për shkeljet e dyshuara dhe të vërtetuara nga administrata tatimore në fushën e përdorimit të pajisjeve fiskale nga subjektet tatimpaguese; blerjen e mallrave dhe shërbimeve, nga punonjës të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, për verifikimin në vend të subjekteve tatimpaguese, për përdorimin e pajisjeve fiskale.
 
Spiunët
Angazhimi i informatorëve në fushatën kundër evazionit fiskal u paralajmërua në fillim të shtatorit nga Ministri i Financave Shkëlqim Cani. Cani paralajmëroi përfshirjen e këtyre persona të cilët duhet të verifikojnë në mënyrë sekrete pa u njohur nga biznesi se nëse lëshohet ajo kuponi, nëse zbatohet çmimi i duhur, nëse biznesi i madh zbaton ato çmime të cilat raportojnë apo janë çmimet më të larta. Nga ana tjetër, tatimorët paraqiten nëpër biznese si klientë, duke blerë mallra e shërbime për të verifikuar nëse njësitë lëshojnë apo jo kupon tatimor dhe nëse ai pasqyron vlerën reale të shërbimit.

*Shkrimi u botua ne gazeten print Shqiptarja.com

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiqptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Krimineli maqedonas dhe shqiptari lidhin e dhunojnë 3 të moshuar në Greqi! U grabisin 19 mijë euro e stoli! Arrestohen në pyll

Krimineli maqedonas dhe shqiptari lidhin e dhunojnë 3 të moshuar në Greqi! U grabisin 19 mijë euro e stoli! Arrestohen në pyll