Nëse po mendoni që në 2023 të përjetësoni miqësinë tuaj në një tatuazh,  një ide shumë e mirë na vjen nga Selena Gomez dhe Nicola Peltz.

Në natën e ndërrimit të viteve, këngëtarja Selena Gomez ka bërë një tatuazh të njëjtë me shoqen e saj të ngushtë, Nicola Peltz për hir të dashurisë dhe viteve të shoqërisë që kanë me njëra-tjetrën.

Dyshja (së bashku me bashkëshortin e Peltz-it, Brooklyn Beckham) festuan natën e Vitit të Ri në Meksikë ku dhe bënë tatuazhe njësoj me njëra-tjetrën duke shkruar  fjalën "engjëll" (angel) në parakrahët e tyre me një font elegant.

Dy vajzat e thërrasin dhe konsiderojnë njëra-tjetrën si engjëj mbrojtës.