Tatuazhe shik apo të rëndë, kjo është çështja…

Tatuazhe shik apo të rëndë, kjo është çështja…
Tatuazhet duket se janë të preferuar edhe nga personazhe të njohura të show bizit të huaj por edhe atij shqiptar. Por vipat preferojnë tatuazhe të vegjël dhe shik apo të rendë dhe me ngjyra?!

Duket se preferencat janë nga më të shumtat dhe zgjedhjet e tyre janë nga më të shumëllojshmet. Çifti i mirënjohur David dhe Victoria Beckham, janë të njohur për tatuazhet e shumëllojshme në trupin e tyre. Posh Spice dhe Ylli i futbollit të Los Angeles Galaxy, kanë shumë tatuazhe dedikuar njëri-tjetrit, por edhe fëmijëve të tyre. David ka në trupin e tij 17 tatuazhe dhe i fundit është ai që mban emrin e vajzës së tij vogëlushes Harper.

Lady Gaga ka shtuar një tatuazh në trupin e saj dhe ky mban emrin e albumit të saj më të fundit “Artpop”. Këtë lajm ajo e ka bërë të ditur në profilin e saj në Twitter. Belen Rodriguez dhe i dashuri i saj, Stefano Di Martina kanë të njëjtin tatuazh, që mesa duket tregon simbolikën e dashurisë së tyre. Ai është një tatuazh i rëndë dhe me ngjyra, që ndoshta për krahun elegant të Rodriguez mund të ishte pak më fin.

Një tjetër bukuroshe që është e fiksuar pas tatuazheve, është edhe Rihanna. 24 vjeçarja nga ishujt Barbados, ka shtuar së fundmi në trupin e saj një kryq të vogël, të cilin e ka vendosur në krahë të majtë të qafës së saj. Por përveç këtij tatuazhi të vogël Rihanna ka edhe tatuazhe të tjera edhe më të rënda. Këngëtarja ka tashmë 16 tatuazhe në trupin e saj, ndaj urojmë të mos shtojë më të tjerë.

Një pjesë e rëndësishme e trupit dhe që tregon shumë femilitet është edhe pjesa e pulsit të dorës, ku shumë vipa kanë vendosur të bëjnë një tatuazh. Më shumë klas duket shkronja “M”, e aktores Anne Hathaway, shigjeta e Miley Cyrus, si dhe një simbol shumë i vogël që ka zgjedhur të bëj edhe aktorja latine seksi, Penelope Cruz. Ndërsa bjondja hollivudiane, Scarlett Johansson ka një tatuazh në dorë, i cili nuk e ka klasin e tatuazheve të kolegeve të saj. Johansson ka bërë një tatuazh me përmasa më të mëdha dhe me ngjyra. Sipas mediave të huaja tatuazhi i aktores seksi, nuk është i përshtatshëm për evente të rëndësishme dhe sidomos kur ajo pozon e veshur shik në tapetin e kuq.

Edhe personazhe të njohur të show bizit shqiptar duket se i kanë qejf tatuazhet në trupin e tyre. Samanta Karavella është një prej tyre. Këngëtarja prej disa vitesh ka në dorën e saj të djathtë një lule, që të jep imazhin sikur nis që nga rrënja. Për të është mjaft i lezetshëm edhe pozicioni që ajo ka zgjedhur për ta vendosur.

Edhe bukuroshja Elvana Gjata ka në dorën e saj një tatuazh, jo një lule por një gjysëm dielli, që duket shumë këndshëm në dorën e saj. Tatuazhe në trupin e saj ka shtuar edhe këngëtarja Dafina Zeqiri. Duffy ka bërë një tribal në pjesën anash gjoksit, që duket shumë bukur në belin e saj të hollë. Edhe aktori kosovar Blerim Destani, është i njohur për tatuazhet e tij. Kohët e fundit Destani ka shtuar një tatuazh, që sipas tij është një emër shumë i rëndësishëm në jetën e tij.

Shumë i veçantë është edhe tatuazhi me shqiponjën në kurriz, që mban prej vitesh edhe aktorja e mirënjohur shqiptare, Eliza Dushku.

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Gjermania lëshon urdhër-arrestin e parë lidhur me shpërthimin në gazsjellësin ‘Nord Stream’

Gjermania lëshon urdhër-arrestin e parë lidhur me shpërthimin në gazsjellësin ‘Nord Stream’