Tatuazhet ndonjëherë të marrin në qafë! Një i ri shqiptarë është vënë në prangat e policisë në Tenenza di Cattolica për vjedhje në një bar restorant. Shqiptari 19-vjeçar është arrestuar në mesnatën e 6 nëntorit teksa grabiste sende me vlerë në një bar restorant.
Edhe pse ishte me kapuç, ai është arritur që të gjendet. Ajo që e ka 'tradhtuar' ishte një tatuazh me shkronjën 'G' që ai kishte në dorë dhe që ia kishte dedikuar të dashurës së tij. Kaq mjaftoi për agjentët që ta zbulonin se kush ishte autori i grabitjes dhe më pas të vinin në pranga.
Pas kontrolleve në banesën e tij u bë edhe gjetja e gjithë sendeve dhe parave që i riu kishte marrë nga lokali.