Cheryl Cole ka çuditur fansat e saj pasi u shfaq për herë të parë me një tatuazh super të madh në shpinë.

Gjatë X-Factor ku këngëtarja është pjesë e jurisë u vu re që tatuazhi i saj shtrihej nga shpina deri tek të pasmet dhe në pjesën e poshtme tek kofshët.

Tatuazhi në formën e trëndafilave të kuq u vu re teksa Cheryl kishte veshur një fund tepër të shkurtër i cili i zbulonte pjesën e poshtme të të pasmeve.

cheryl cole

Ajo ishte sëmurur nga malaria dhe duke kuptuar që jeta është shumë e shkurtër kishte bërë një listë të gjërave që do të dëshironte të kishte.

Tatuazhi ishte pjesë e kësaj liste dhe ajo nuk është penduar që e ka realizuar.

Cheryl e ka bërë këtë rrëfim në intervistën me Graham Norton ku ishte e ftuar gjate showt.

Tatuazhi i saj ka kushtuar 1000 dollarë.
Redaksia Online
(g.m/shqiptarja.com)