Taulant Balla akuzon
ambasadat për trafik droge

Taulant Balla akuzon<br />ambasadat për trafik droge
Gjatë seancës së sotme Parlamentar deputeti Taulant Balla ka akuzuar qeverinë dhe ministrinë e jashtme për implikim në trafikun e drogës, në të cilin janë përfshirë ambasadat shqiptare, duke përmendur skandalin e drogës së gjetur në një makinë zyrtare të ambasadës shqiptare në Ceki.

“Nëse nuk prononcoheni mbi këto ngjarje të rënda atëherë do të thotë që edhe ju jeni fajtor. Kemi 22 ambasadorë që nuk plotësojnë kriteret dhe referencat ligjore të kërkuara, kemi stafin e ambasadave të mbushur me familjarë të qeveritarëve. Skandalin e trafikut në Pragë nuk e publikuan gazetat opozitare po vetë gazeta e Parlamentit Cekë” është shprehur Balla.

HAXHINASTO I PERGJIGJET AKUZAVE TE BALLES
Ministri i jashtë, Edmond Haxhinasto i është përgjigjur akuzave të Taulant Ballës, mbi përfshirjen e ambasadave shqiptare në trafikun internacional të drogës. Haxhinasto ka marrë fjalën pa radhë edhe pas kundërshtimeve të opozitës, sidomos Namik Dokles, i cili tha se “ boll grive sallat, nuk mund të marrësh fjalën sa here të duash”.

“Jam anëtar i qeverisë dhe mund të flasë sa herë të dua. Sa për akuzat që Balla drejton ndaj stafit mëse të kualifikuar të ambasadave, janë totalisht false. Mos deformoni faktet dhe mos manipuloni opinionin publik. I gjithë stafi i ambasadave tona është mëse i kualifikuar, të gjithë i kanë fituar ato pozicione me forcat e veta” u shpreh Haxhinasto.

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

AMA: Pirateria sfidë serioze, bëhet në servera jashtë vendit! I kemi kërkuar AKEP mbylljen 128 faqeve online

AMA: Pirateria sfidë serioze, bëhet në servera jashtë vendit! I kemi kërkuar AKEP mbylljen 128 faqeve online