Taulant Balla dhe Tahiri:
Vetëm Rama kryeministë

Taulant Balla dhe Tahiri:<br />Vetëm Rama kryeministë
Saimir Tahiri dhe Taulant Balla kanë hedhur poshtë cdo pritshëmri të aleatëve për të drejtuar qeverinë, të artikuluara disa herë nga eksponentë të LSI-së gjatë këtyre 2 javëve.
 
Drejtuesi i PS-së së Tiranës, foli në asamble për ankesa që vijnë nga baza për koalicionin, dukë përcjellë gjithashtu mesazhin se edhe vetëm PS e ka fitoren e garantuar.
 
"Nuk ka ditë dhe takim që të mos dëgjoj nga një kërkesë apo lutje, mos hyni në zgjedhje me këtë apo atë parti dhe mos bëni koalicion me këtë apo atë parti.
 
Nuk ka koalicion me të rëndësishëm se aleanca me shqiptarët. Edhe vetëm do të fitojmë me të gjithë përballë PS do të fitojë
" tha ai.
 
Në të njëjtën linjë ishte dhe drejtuesi politik i Elbasanit, njëkohësisht n/kryetar i grupit të deputetëve të PS-së, Taulant Balla.
 
Sipas tij janë vetëm 2 alternativat për kryeministër, e ndër to jo ilir Meta.
 
"Kandidojnë 2 kandidatë për kryeministër, jo më shumë.
 
I pari dhe fituesi është Edi Rama; i dyti s’ka asnjë shans. Luli nuk ka shans, s’kemi çfarë t’i bëjmë.
 
Ne jemi gati në 18 qershor për të fituar. Mos harroni: në 18 qershor ka zgjidhje, ka zgjedhje dhe ne do të fitojmë
" tha ai.
 
Përplasjet PS-LSI kanë qenë të shpeshta muajin e fundit, krahas kritikave nuk kanë munguar dhe zërat për Ilir Metën kryeministër.  



dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

FOTO/ Ja pamjet e Plarent Dervishajt dhe Juljan Meçajt nga ambientet e Policisë në Tiranë

FOTO/ Ja pamjet e Plarent Dervishajt dhe Juljan Meçajt nga ambientet e Policisë në Tiranë