Deputeti i Partisë Socialiste dhe njëherësh anëtar i Komisionit të Integrimit Europain, Taulant Balla në një prononcim për gazetën Shqiptarja.com theksoi se nuk ekziston mundësia që mes vendit tonë dhe Belgjikës të rikthehen sërish vizat.
Ndërkohë që edhe pse procedurat e vajtjes dhe qëndrimit në Belgjikë janë vështirësuar për shqiptarët, kjo si rezultat i plotësimit të një formulari që kërkohet në Beligjikë, sipas deputetit socialist nuk përbën një rrezik për kthimin e vizave.
Sipas Ballës, kjo është bërë për shkak të shtimit kohët e fundit të kërkesave për azil në Belgjikë. “Kjo procedurë bëhet pas shtimit të kërkesave për azil në Belgjikë. Ndërkohë nuk mund të themi se kjo përbën një rrezik që të rikthehen sërish vizat mes dy shteteve. Që në momentin që individi plotëson këtë formular që të kërkohet nga pala tjetër, atëherë askush nuk ka të drejtë që të bëjë kërkesë për azil”, sqaroi deputeti i Komisionit të Integrimit.
(ad.ti/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com