TIRANË – Një ditë përpara se Kuvendi të votojë për heqjen e imunitetit të tij dhe 2 deputetëve të tjerë për ngjarjet e 21 janarit, deputeti socialist Taulant Balla ka treguar se di ta bëjë shumë mirë punën e një reporteri për lajmin e fundit. Nëpërmjet profilit në Facebook, Balla ka postuar lajmin e një aksidenti rrugor të shoqëruar me foton përkatëse.
“Një aksident rrugor sapo ka ndodhur në qender te bllokut ku pas përplasjes se dy makinave njëra prej tyre ka përfunduar në trotuar. Asnjë polic rrugor akoma në vend ngjarje. Për fat të mire nuk ka të lenduar. Aksidentet rrugore po bëhen të përditshme, ndërsa policia asnjë masë parandaluese”, shkruan deputeti Balla në komentin që shoqëron foton.
Miqtë të cilët kanë komentuar lajmin kanë shprehur qëndrimin e tyre për aksidentin por edhe për ndjeshmërinë që, sipas disave prej tyre, po karakterizon deputetin socialist në këto ditë të vështira për karrierën e tij politike.
(aq/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com