Taulant Balla: Protesta dështim,
PD dhe Saliu në një tunel pa fund

Taulant Balla: Protesta dështim,<br />PD dhe Saliu në një tunel pa fund
Drejtuesi Politik i PS për Qarkun e Elbasanit, Taulant Balla i shoqëruar nga kandidatët e PS, Anastas Angjeli, Luan Duzha, Besjan Ajazi, Erjona Ibro dhe Kryetarja e Bashkisë Luljeta Dollani zhvilluan një takim me të rinjtë e Gramshit.
 
Balla u tha të rinjve se Gramshi sot nuk ka nevojë për tunelin ku është zhytur PD me protestat e saj të dështuara, por ka nevojë për shumë reforma të tjera dhe shumë punë.
 
Protesta e dështuar e PD sot tregon se ata për fat të keq kanë hyrë në një tunel pafund.
 
Ne bëmë gjithçka për t’i nxjerrë nga tuneli, ofruam gjithçka, por ne nuk mund të presim derisa Saliu të bindet se Luli nuk e bën dot atë punë.
 
Nuk presim dot. Kështu që PD le të vazhdojë  në tunel, ne duhet të vazhdojmë angazhimin që kemi ndaj Gramshit dhe ndaj Shqipërisë që duam.
 
Kemi detyrë shumë historike përpara të cilën do ta bëjmë me Gramshin, me të rinjtë e të rejat e Gramshit dhe me popullin shumë të nderuar të Gramshit i cili gjithmonë i ka dhënë fitore PS
“  tha Balla.


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Parisi i jep lamtumirën Lojërave Olimpike, Shqipëria theu rekordin e saj historik me dy medalje bronzi

Parisi i jep lamtumirën Lojërave Olimpike, Shqipëria theu rekordin e saj historik me dy medalje bronzi