Taulant Balla: Topalli nën hetim
përfitoi 68 milionë lekë nga dietat

TIRANE- Deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla theksoi dje në një postim në faqen e tij në “facebook” se së shpejti do të nis hetimi për ish-kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli. Në një foto të publikuar nga ligjvënësi socialistë  vihet re se Topalli ka përfituar 68 milion lekë dieta, një shifër kjo që është mbi normën e përcaktuar me ligj nga statusi i deputetit. Në këtë shumë parash, sipas Ballës, nuk përfshihet paga, e cila për të njëjtën periudhë 2007-2013 shkon në vlerën e 13 milion lekëve. Pra Topalli ka përfituar më shumë para me dieta sesa nga paga e saj mujore. “Topalli në hetim.

Përfitoi 68 milionë lekë dieta. Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, nga viti 2007-2102 ka marrë 6,834,355 leke dieta. Dietat e zonjës Topalli janë disa herë mbi normën e lejuar me ligj nga statusi i deputetit. Në këtë shumë nuk përfshihet paga, e cila për të njëjtën kohë shkon në shumen 13,009,299.

Totali i të ardhurave nga Kuvendi për zonjën Topalli për këto vite është 200 milionë lekë. Këtu përsëri nuk përfshihen dietat për udhëtime jashtë shtetit të paguara 80 euro çdo ditë. Së shpejti fillon një hetim i plotë për gjithë këto abuzime financiare të zonjës Topalli”, shkruan deputeti Balla në rrjetin social “facebook”.

Shkrimi u publikua sot (28.02.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Hodhi çantën me 100 gramë kokainë para kontrollit dhe ‘dribloi’ karabinierët, kapet pas 7 muajsh 25-vjeçari shqiptar! Në kërkim shoku

Hodhi çantën me 100 gramë kokainë para kontrollit dhe ‘dribloi’ karabinierët, kapet pas 7 muajsh 25-vjeçari shqiptar! Në kërkim shoku