Taulant Seferi: Kam zhvilluar sezon të mirë, Sylvinho ka sjellë harmoninë në ekip

Taulant Seferi: Kam zhvilluar sezon të mirë, Sylvinho ka sjellë harmoninë në ekip

Taulant Seferi


Kombëtarja shqiptare e futbollit do zhvillojë dy ndeshjet e radhës kualifikuese për Evropianin 2024. Më 17 qershor në "Air Albania", kuqezinjtë presin Moldavinë teksa për mediet ka folur Taulant Seferi, sulmuesi i Vorsklës në Ukrainë.

"Kam pasur një sezon shumë të mirë dhe jam shumë i kënaqur. Jam 100% i përgatitur dhe shumë i lumtur që jam këtu. Kushdo që vjen ka vullnetin të japë 100%. Unë jam gati, por të shohim. Fitore? Në ditët e sotme nuk janë emrat ato që bëjnë por çdo kundërshtar është i vështirë. Duhet përqendrim 100%  sepse mund të kemi probleme prandaj duhet të bëjmë maksimumin në ndeshje dhe në stërvitje. Trajneri? Herën e parë kam thënë që trajneri ka sjellë harmoni dhe pozitivitet. Të gjithë jemi bashkë dhe e shoh se tani jemi të lumtur shumë. Nuk kemi pasur shumë kohë me Poloninë por bëmë një ndeshje pozitive. Këto ditë po punojmë mirë. Jemi një grup shumë i mirë dhe shumë pozitiv", tha fillimisht Seferi.

I pyetur për Moldavinë dhe gjashtë pikët në dy ndeshje, Seferi thotë se nuk ka kundërshtar të lehtë.

"Moldavia? E thashë që çdo kundërshtar është i vështirë por ne shohim punën tonë dhe atë që do trajneri. Çdo ditë e analizojmë kundërshtarin dhe e dimë se çfarë duhet të bëjmë në fushë dhe çfarë kërkon trajneri. Besoj se me maksimumin tonë mund t’ia dalim. Forma e sulmuesve? E kam thënë që çdo gjë është pozitive si në hotel ashtu edhe stërvitje. Trajneri ka idetë e tij dhe ai e di se me kë fillon. Ne kemi për detyrë të bëjmë maksimumin dhe ai vendos. Siç e dimë është fundi i sezonit dhe te Kombëtarja duhet përqendrim. Nuk duhet të shpërqendrohemi por të kemi kujdes. 6 pikë? Ne jemi të fokusuar te Moldavia dhe duhet ta kalojmë me 3 pikë. Më pas do të shohim të dytën dhe normal që provojmë më të mirën dhe shpresoj të fillojmë me pozitivitet", vijoi sulmuesi nga Kumanova.

Ish-sulmuesi i Tiranës që ka shënuar 14 gola këtë sezon foli edhe për sezonin në luftë.

"Lufta? Nuk dua të flas sepse është diçka që nuk duhet të ndodhë. Ukraina e ndjen më shumë sepse aty po bëhet. Nuk kam folur për këtë gjë me Mitajn sepse kam ardhur në Kombëtare dhe nuk më intereson të flas për të. E di çfarë trishtimi ka te njerëzit dhe shpresoj të ndalojë, nuk është gjë e mirë. Tifozët janë shtysë e madhe dhe i bëj thirrje të vijnë sepse jemi më të fortë e të motivuar. Shpresoj të jenë sa më të shumtë sepse kemi nevojë për to.

Sezon gjatë luftës? Nënshkrimi në Vorskla erdhi në fund dhe doja të ikja nga Shqipëria. Ishte e vështirë më shumë për familjen time. Nuk kam parë shumë probleme sepse ku jemi ne është qetë. Nuk është kampionat normal sepse ka luftë pasi ka disa ndeshje që ndërpriten nga alarmi i sulmit ajror por shyqyr Zotit e mbarova kampionatin”, tha Seferi.


Lajmi kryesor:

Euro 2024/ Taulant Seferi: Të kalojmë Moldavinë, kemi harmoni! Mario Mitaj emocionohet dhe nuk flet dot: Oh f**c (VIDEO)


S.Dh/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar