Tavë dheu me gjizë dhe të brendshme
Përbërësit:
- 500 gr të brendshme viçi /qengji
- 200 gr gjizë e freskët
- 2 qepë të mëdha
- 2 thelpinj hudhër
- 2 domate / 200 gr salcë domateje
- 1 spec i kuq ose jeshil
- 1 lugë gjelle gjalpë
- 2 lugë vaj ulliri
- 1 lugë miell misri
- 1 lugë çaji piper i kuq
- 1 lugë çaji rigon
- Kripë dhe piper i zi
Përgatitja:

Lajmë mirë të brendshmet dhe i vendosim në ujë të vluar me pak kripë për 5 minuta. Më pas i kullojmë dhe i presim në copa të vogla. Në një tigan të thellë ose tenxhere, kaurdisim qepën në vaj ulliri dhe gjalpë derisa të zbutet. Shtojmë hudhrën dhe specin e grirë, duke i lënë të skuqen për disa minuta. Më pas hedhim të brendshmet e prera dhe i kaurdisim derisa të marrin ngjyrë të artë. Shtojmë domaten e grirë ose salcën e domates dhe e përziejmë mirë. Hedhim miellin dhe e trazojmë për t'a trashur pak salcën. Rregullojë shijen me kripë, piper, rigon dhe piper të kuq. E lëmë të gatuhet në zjarr të ulët për 10-15 minuta derisa të lidhen shijet. Në fund shtojm gjizën dhe e përziejmë lehtë me masën e përgatitur. E hedhim fërgesën në një tavë dheu dhe e vendosim në furrë të parangrohur në 200°C për 10-15 minuta, derisa të krijojë një kore të artë sipër.
Komente

