Tavë me kunguj në furrë

Përbërësit:

  • 1 kg kunguj
  • 1 qepë
  • 3 vezë
  • 40 gr bukë e thekur e bluajtur
  • 50 gr djathë parmixhano
  • 100 gr djathë mocarela
  • Vaj ulliri
  • Kripë, rigon
  • Piper i zi, piper i kuq

Salca (për shërbim):

  • 2 lugë gjelle kos grek
  • 2 lugë gjelle majonezë
  • Hudhër (sipas dëshirës)
  • Kopër e freskët

Përgatitja:

Presim kungullin në feta të holla. Shtojmë qepën e prerë, kripën, piperin, rigonin, paprikën dhe pak vaj ulliri. I përziejmë mirë të gjithë përbërësit në një tavë dhe i pjekim në furrë në 180°C për 15 minuta. Ndërkohë rrahim vezët me kripë, rigon, piper të zi dhe të kuq. Shtojmë bukën e thekur, djathin parmixhano dhe i përziejmë mirë. Shtojmë dhe kungullin me qepën e pjekur duke i trazuar mirë që e gjithë masa të lidhet. Hedhim sipër mocarelën dhe pak bukë të thekur përsipër për kore. E pjekim në 180°C për 45 minuta, derisa të marrë ngjyrë të artë. E servirim shoqëruar me pak salcë kosi të aromatizuar.